Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, përmes një postimi në Twitter tregon sesi një vajzë në Përmet ka marrë mikrofonin dhe me bindje ka thënë se pas 15 vitesh do të bëhet prokurore dhe do të japë kontributin e saj në forcimin e shtetit të së drejtës.
Soreca shkruan se me të tillë të rinj, Shqipëria do të ketë një të ardhme të ndritur.
“Momenti i ditës në Përmet ishte kur kjo vajzë e re mori mikrofonin dhe më tha: “Pas 15 vjetësh e shoh veten si prokurore për të dhënë kontributin tim në forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri”. Me të rinj të tillë të përkushtuar, Shqipëria ka një të ardhme të ndritur përpara!”, shkruan Soreca./albeu.com
Moment of the day in #Permet was when this young girl picked up the ? and told me: ” In 15 years I see myself as a prosecutor to give my contribution to strengthening the rule of law in ??”. With such committed young people Albania has a bright future ahead!
#EU4Albania???? https://t.co/o11Zl4EoUR pic.twitter.com/yX4IWpmFJ6— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) May 25, 2021