Mark Frroku nuk kursehet për Rudinën, çfarë i dhuroi këtë herë (FOTO LAJM)

Marku di si ta bëjë të lumtur Rudinën dhe këtë e ka treguar me çdo detaj përkujdesjeje ndaj saj. Së fundmi ai ka bërë të mundur që Rudina të sjellë në Pukë një nga projektet dhe komeditë më të suksesshme “Boeing Boeing”.

Në qytetet e vogla jeta artistike është zero, për shkak të gjithë kushteve me të cilat banuesit bashkëjetojnë, megjithatë me ndihmën e Markut, Rudina i ka mundësuar të gjithëve një pasdite plot të qeshura.

“Faleminderit dashuria ime. Pas 15 vitesh vjen për herë të parë një shfaqje e mirëfilltë në Pukë”, ka shkruar Rudina krah fotos me Markun, i cili kujdeset t’i plotësojë çdo dëshirë. Rudina e thotë shpesh se Marku është djalë me fat, ama sot duhet thënë se dhe Rudina është goxha vajzë me fat!


Shtuar 25.05.2021 12:40