Kandidati i PS për kryetar në Bashkinë e Rrogozhinës, Edison Memolla ka votuar paraditen e sotme.
Memolla në një prononcim për gazetarët ai tha se pret që pjesëmarrja të jetë pothuajse sa në zgjedhjet e 14 majit.
Sa i takon parregullsive të regjistruara në një prej qendrave të votimit, ai tha se kjo çështje i takon KQZ dhe KZAZ-ve.
“Shpresoj që pak a shumë të jetë e njëjta pjesëmarrja që ka qenë. Është administruar nga KAZAZ dhe KQZ dhe nuk di të them më shumë. Unë erdha votova dhe ika. Nuk kam ardhur këtu brenda”, tha ai.