Luani alarmon Berlinin, bën shëtitje i qetë nëpër qytet, autoritetet në kërkim të kafshës së egër

Një luan është parë duke qarkulluar në Berlin që prej mesnatës me të hyrë dita e enjte, me qytetarët që shprehen të shqetësuar me prezencën e kafshës së egër në qytet.

Mediet në Gjermani raportojnë se autoritetet po punojnë që prej orëve të para të mëgjesit sot për lokalizimin dhe kapjen e luanit, por përpjekje kanë dështuar deri më tani.

Më shumë se 100 policë, veteriner dhe gjuetarë po marrin pjesë në operacionin, i cili mbështetet nga helikopterë me kamera termike dhe një automjet special të blinduar të policisë.

Menjëherë pas mesnate, policia ka marrë denoncime nga banorë të zonës, ndërsa autoriteteve iu është dorëzuar edhe një video përkatëse. Që atëherë, policia e ka parë luanin të paktën dy herë, por nuk ka mundur t’i afrohet, ndërkohë që apelon qytetarët që të evitojnë sa më shumë të munden daljet e panevojsjme ne rrugë.

Deri më tani mbetet e paqartë se nga ka shpëtuar kafsha e egër, pasi nukështë raportuar asgjë nga kopshtet zoologjike dhe cirqet që ndodhen në këtë zonë.

Sakaq sipas Stefan wunderlich, një përfaqësues i Këshillit Ndërkombëtar të Ruajtjes së Specieve dhe Shoqatës Gjermane të Gjuetisë, në Gjermani ka individë privatë që zotërojnë kafshë të egra, që i kanë blerë në “tregun e zi” , nëpërmjet një grupi në platformën e komunikimit WhatsApp./albeu.com/


Shtuar 20.07.2023 21:31

Tags: ,