Temperatura përvëluese, nëse keni këto shenja gjatë ekspozimit në diell, shkoni urgjent te mjeku

Shumë vende po përballen me temperature ektresmisht të larta. Dhjetra artikuj po qakrullojnë nëpër medie se si të përballojmë këto ditë të nxehta vere.  Shenjat e lodhjes nga nxehtësia përfshijnë ndjenjën e të fiktit ose të trullosur, djersitje të tepërt dhe ngërçe të muskujve.

Lodhja nga nxehtësia zakonisht nuk ka nevojë për trajtim mjekësor urgjent, me kusht që të ftoheni, në mënyrë ideale brenda gjysmë ore.

Nëse keni gjendje të fikti , duhet të trajtohet si një emergjencë. Kjo do të thotë se trupi juaj nuk mund të menaxhojë më nxehtësinë dhe temperatura juaj e brendshme po rritet shumë lart, prandaj dhe duhet të kërkoni ndihmë mjekësore.

Shenjat për t’u kujdesur dhe për të vepruar shpejt janë:

ndiheni keq pas 30 minutash pushim në një vend të freskët dhe pirë shumë ujë

nuk djersiteni, edhe kur ndiheni shumë të nxehtë

një temperaturë të brendshme prej 40 C ose më lart

frymëmarrje e shpejtë ose gulçim

duke u ndjerë konfuz

një goditje (kriza)

humbja e vetëdijes

duke u bërë i papërgjegjshëm


Shtuar 20.07.2023 18:30