Norvegjezi iu bashkua “Topçinjve” huazim nga Reali në janar dhe ka impresionuar te skuadra e Premierligës, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, ka raportime se 22-vjeçari preferon rikthimin në Madrid dhe të ‘luftojë’ për vendin në formacionin bazë.
Por, pavarësisht spekulimeve, Arteta është optimist se do arrijnë ta mbajnë Odegaardin.
“Kemi opinion të qartë se çfarë duam. Ai nuk është lojtari ynë. Do diskutojmë në javët në vijim. Fillimisht duhet të respektojmë se është lojtar i Real Madridit”.
“Bëmë gjithçka që Martin të përformojë me skuadrën, gjë që mendoj që e ka bërë. Është adaptuar mirë në mënyrën tonë të lojës”.
“Shpresojmë që i kemi dhënë ndjenjën se ky mund të jetë vend i mirë për të”, deklaroi ai.
Në rast që Arsenal dëshiron ta kompletojë transferimin e Odegaard, do duhet të paguajë me shumë se 25 milionë euro.