Policia sot në mëngjes ka kryer bastisje në disa zona në Shkup, gjatë të cilave tashmë janë ndaluar disa persona, biznesmenë, inspektorë, mes tyre dhe zyrtarë të BDI-së.
Në mesin e të arrestuarve është edhe Ismet Guri, ish-drejtor i DHP-së i cili disa ditë më parë u dënua me 3 vjet e 6 muaj burg në rastin “Titanik 3” për manipulim të rezultateve zgjedhore në zgjedhjet lokale të 2013-ës në Çair.
Gjithashtu të dyshuar janë 15 persona dhe 3 firma.
Të dyshuarit akuzohen për shpërdorim detyre, shmangie nga tatimi si dhe pastrim parash.
Aksioni ka ndodhur për një kohë të gjatë dhe ka nisur pas dyshimeve në Departamentin për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Ministrinë e Brendshme.