Dalin emrat, kush janë shqiptarët që humbën jetën në aksidentin tragjik në Greqi

Një aksident me pasojë vdekjen e 5 shqiptarëve ka ndodhur pasditen e djeshme në Greqi.

Mësohet  se viktimat e aksidentit, që ishin punonjës sezonalë në vendin fqinj, janë; Besim Muçaj, 55 vjeç, nga Durrësi; Ilir Daci, 50 vjeç; Ergin Peposhi, 19 vjeç; Ardit Peposhi, 16 vjeç; Gazmen Brahaj, 47 vjeç.

Aksidenti ka ndodhur në kilometrin e 87-të të rrugës nacionale Follorinë-Selanik, ku në rrethana ende të paqarta, një automjet është përplasur kokë më kokë me një kamion, për pasojë kanë humbur jetën të pesë personat që udhëtonin në mjet.


Shtuar 19.07.2023 09:23