Gazetari meksikan Nelson Matus Peña ishte viktimë e një sulmi vrasës në Acapulco.
Persona të armatosur iu afruan makinës së gazetarit në një parking dyqani dhe ekzekutuan gjakftohtësisht drejtorin e faqes së lajmeve “Lo Real de Guerrero”, siç raporton gazeta El Universal.
Sulmi ndodhi pak pas orës 15:00 të së shtunës (me orën locale) në lagjen Emiliano Zapata, në veri të Acapulco.
Nelson Matus Peña u kishte mbijetuar dy atentateve , e para në 2017 dhe e dyta në 2019, sipas raporteve të mediave meksikane.
Një javë më parë, Luis Martín Sánchez Iñez, një gazetar i gazetës meksikane La Jornada, u gjet i vdekur në shtetin e Nayarit, disa ditë pas zhdukjes së tij.
Hetimet gazetareske në Meksikë të rasteve të korrupsionit, organizatave kriminale apo karteleve të drogës janë të rrezikshme për ata që guxojnë.
Që nga viti 2000, më shumë se 150 gazetarë janë vrarë në vend, sipas shifrave të organizatës joqeveritare Reporterët pa Kufi (RSF)./Albeu.com.