Qeveria shqiptare njoftoi sot se është sjellë në Shqipëri zemra e të ndjerit Saimir Sula, i cili vdiq në Barcelonë.
“Ministria e Drejtësisë, Prokuroria e Tiranës dhe Prokuroria e Përgjithshme në bashkëpunim me autoritetet spanjolle të drejtësisë realizuan me sukses procesin e riatdhesimit të zemrës të të ndjerit z. Saimir Sula në datën 15 korrik 2023 pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, Tiranë.
Të lidhura
None found
Më datë 12 korrik 2023 një grup përfaqësuesish nga Ministria e Drejtësisë, Prokuroria e Tiranës, Prokuroria e Përgjithshme, Instituti i Mjekësisë Ligjore, përfaqësuesi i Ambasadës Shqiptare në Madrid, kanë marrë në dorëzim nga pala spanjolle, organin (zemrën) e të ndjerit Saimir Sula dhe kanë përfunduar të gjithë procedurën e nevojshme sipas standardeve të parashikuara në aktet ndërkombëtare dhe legjislacionin procedurial – penal të të dy vendeve.
Transporti për në Shqipëri është kryer konform procedurës së përcaktuar dhe për transportin e zemrës janë përdorur mjetet e fundit teknologjike për procedura të tilla me vështirësi teknike” njofton ministria e Drejtësisë.
Në maj të vitit 2020 i riu shkoi për test COVID-i dhe rezultoi negativ, i bënë ekzaminime të tjera. Ndërroi jetë në spital. Trupi u soll në Shqipëri, por jo zemra. Ishte Majlinda Sula, motra që ngulmoi deri në fund duke bërë të mundur marrjen e zemrës së të vëllait nga Barcelona.
