“Nuk është Ahmetaj”, Bardhi zbulon kush fshihet pas nofkës “Tigri”

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazmend Bardhi, ka deklaruar se ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe Mirel mërtiri kanë patur njohje mes tyre që në vitin 2012-të.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Bardhi është shprehur se SPAK ka konfirmuar lidhjet e Arben Ahmetaj me Mirel Mërtirin dhe se ato datojnë që në vitin 2012, kohë kur Ahmetaj nuk ishte ende ministër.

Duke ju referuar komunikimeve mes tyre, Bardhi tha se konfidenca ishte e tillë, që Mërtiri e thërriste Ahmetajn si “fratelo”, ndërkohë që tha se ishim gabuar duke menduar se Ahmetaj ishte tigri, pasi ky epitet përdorej për Mërtirin.

“Lidhjet janë të konfirmuara që në vitin 2012. “Tigri” ishte “Mërtiri” dhe “fratelo” ishte Arben Ahmetaj. Mërtiri përdorte influencën e Ahmetaj në PS që ky i fundit t’i krijonte lehtësira”, tha Bardhi.


Shtuar 13.07.2023 22:38