Ish-kryeministri, Sali Berisha, mbajti sot një konferencë për mediet, nga ku foli për kërkesën e SPAK-ut për të arrestuar deputetin, Arben Ahmetaj.
Konferenca e Berishës u shoqërua nga një incident i vogël.
Teksa Berisha po fliste live për mediet, pari një ndërprerje të energjisë elektrike.
Ish-kryeministri vazhdoi konferencën e tij, por me vështirësi pasi nuk po mund të lexonte dot deklaratën që kishte përgatitur. Pas disa momentesh, energjia u rikthye sërish me Berishën që vazhdoi fjalimin./Albeu.com/