Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar gjithsej 1.904 mostra prej të cilëve rezultojnë 14 raste pozitive me koronavirus.
Brenda 24 orëve është raportuar 1 viktimë nga komuna Rahovec (71 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 107.258 raste nga 593.728 persona të dyshimtë dhe 2.240 humbje jete.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 93 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.467 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.551.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 4 raste, Ferizaj 2 raste, Mitrovicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Fushë-Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Kaçanik dhe Vushtrri.