EMRAT/ Ndërtimet pa leje në Ksamil, pezullohen nga detyra 5 inspektorë

5 inspektorë terreni në Sarandë janë pezulluar nga detyra “Për moskryerje të detyrea funksionale në mënyrë të përseritur me pasoja të rënda”.

Mësohet se shkak janë bërë ndërtimet pa leje në Ksamil.

Të pezulluarit janë: Engjell Braho; Oltion Durmishi; Erjon Çakalli; Viktor Qesari; Tonin Simoni.

Gjithashtu, ditët në vijim pritet që të ketë aksion nga IKMT për shembjen e ndërtimeve pa leje./albeu.com


Shtuar 24.05.2021 15:04