ZYRTARE/ Mario Mandzukic largohet nga Milani

Mario Mandzukic ka konfirmuar se do të largohet nga Milani.

Milani arriti të marrë tre pikë të rëndësishme në Bergamo ndaj Atalantas mbrëmjen e kaluar ku dhe siguroi kualifikimin për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Menjëherë pas një dite, Mario Mandzukic ka deklaruar në rrjetin e tij social, Istagram, që ai do të largohet nga Milani pas gjashtë muajve.

“Ishte një kënaqësi të luaja për Milanin, unë jam mirënjohës për drejtuesit e klubit që më dhanë mundësinë, stafit teknik për punën e tyre të përkushtuar dhe shokëve të mi të skuadrës të cilët nuk janë edhe lojtarë të shkëlqyeshëm”, tha ai.

“Jam i lumtur që kemi arritur ta rikthejmë këtë klub të shkëlqyeshëm në Ligën e Kampionëve aty ku i takon dhe i uroj të gjithëve në klub vetëm më të mirën në të ardhmen.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mario Mandžukić MM 9 (@mariomandzukic)


Shtuar 24.05.2021 15:02