Rama në Beograd, ndan foto nga takimi me Vuçiç

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Beograd, ku është takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Ai ka ndarë foto nga takimi, i cili është i fundit në radhë në turin e tij ballkanik, në kuadër të samititi të radhës të procesit të Berlinit.

Kujtojmë që ditën e djeshme Rama ishte në Prishtinë, ku u refuzua për një takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.


Shtuar 7.07.2023 20:31