Ky është gabimi që bëjnë të gjithë kur pastrojnë banjën

Një nga zonat më kërkuese dhe të vështira të shtëpisë për t’u pastruar është banjo, pasi aty mblidhen shumë baktere dhe mikrobe.

Edhe nëse dikush është shumë i përpiktë me pastërtinë, ka shumë gjasa që të bëjë disa gabime elementare si pasojë e mospastërimit të banjës së shtëpisë së tij ashtu siç duhet.

Për shembull, shumë njerëz mendojnë se duke e spërkatur banjën e tyre me sprej dezinfektues, ata njëkohësisht e dezinfektojnë dhe e pastrojnë atë në mënyrë perfekte. Ky është edhe gabimi kryesor që bëjnë pasi nuk i lënë dezinfektuesit të punojnë në kohën e duhur.

Sipas ekspertëve, produktit dezinfektues i duhen të paktën 5-10 minuta për të vrarë bakteret dhe mikrobet. Pra, duke bërë një spërkatje dhe një kalim me ujë ose një leckë është si të mos bësh pothuajse asgjë. Kështu që herën tjetër që të pastroni vaskën tuaj ose pjesë të tjera të banjës, filloni me një pastrim të mirë dhe më pas spërkatni me një sprej dezinfektues. Lëreni të veprojë për 10 minuta dhe më pas fshijeni me furçë. Në fund shpëlajeni me ujë të bollshëm dhe do të keni rezultatin perfekt.


Shtuar 7.07.2023 20:29

Tags: ,