A keni hequr dorë nga Ballkani i Hapur? Rama: Dhashë opinionin tim në një moment kur mendësitë haluçinante po dëmtonin procesin e Berlinit

Kryeminsitri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Malin e Zi ku u takua me kryeministrin Dritan Abazoviç, theksoi edhe njëherë se ai nuk është bërë aspak pishman për Ballkanin e Hapur.

Rama tha se edhe njëmijë herë sikur të kthehej brapa një mijë herë do ta rikthente këtë proces.

I pyetur nga gazetarët se pse u tërhoq nga kjo nismë, Rama tha se nuk ëhstë tërhequr, thjeshtë dha opinionin e tij në një moment kur teoritë konspirative për Ballkanin e Hapur po dëmtonin dhe procesin e Berlinit.

Pyetje: A keni hequr dorë nga Ballkani i Hapur?

Rama: Së pari Ballkani i Hapur nuk ëhstë kompania ime private, që unë e hapa unë e mbylla. Ballkani i hapur ëhstë një nisëm e përbashkët e disa vendeve. Edhe njëmijë herë të kthehesha, njëmijë herë do të rihpaja këtë iniciativë. Unë thjeshtë kam shprehur opinionin tim që Ballkani i Hapur e ka kryer procesin e vet. Unë nuk e imagjinon që procese që e kanë konsiluar misionin e vet të mbyllen. Unë thjeshtë kam shprehu opinionin tim, pasi duke ju kundërvënë Ballkanit të Hapur me teori haluçinante si psh që ësht një plan Kinezo-Rus, apo duke thënë që këtu është i përfshrië dhe kryeminsitri hungarez, apo dhe aktorë të tjerë. në fakt nuk dëmtuan thjesht atë nismë, por dhe procesin e Berlinit, dhe ka ndikuar në vende të ndryshme për të krijuar hije dyshimi. Thjeshtë ne duhet të fokusohemi tek procesi i Berlinit fuqishëm, kemi opurtinitetin historik të futjes në proces të një plani të ri financimi. prandaj unë jam në sinkon të plotë më Dritanin kur ndohin këto situata absurde, si kjo që po ndodh në veriun e Kosovës, pasi kjo është një kohë kur duhet të jemi sa më shumë bashkë.


Shtuar 7.07.2023 16:46