Media italiani i nxjerr “bojën” Ramës: Rast unik, ka një televizon me emrin e tij!

“Jemi në një rast ndoshta unik në botë, në Evropë me siguri…”

Rai 3 raportoi sot se në Shqipëri mediat janë kapur nga katër familje të lidhur me pushtetin dhe se në vend ka një kanal televiziv të quajtur Edi Rama Tv, që është emri i kryeministrit.

Media është përqendruar në duart e pak pronarëve. Katër familje kontrollojnë 90 për qind të tregut dhe kanë raporte direkte me politikën-raporton më tej gazetari i Rai 3.

“Propaganda që prodhon politikë, politika që prodhon pushtet, pushteti janë fondet publike, që u jepen kompanive të ndërtimit që financojnë median dhe media që prodhon propagandë dhe kështu vazhdon rrethi i mbyllur”, thotë Dorian Matlia, drejtor i Respublica.

“Shqipëria kalon vetëm nëpërmjet një kanali televiziv që quhet Edi Rama Tv, që është emri i kryeministrit”, raporton më tej gazetari në kronikën e Rai 3.

“Gazetarët nuk kanë asnjë mundësi për të marrë informacion nga qeveria. Jemi në një rast ndoshta unik në botë, në Evropë me siguri”, shprehet gazetari Armand Shkullaku.

Pikërisht në këto ditë parlamenti shqiptar po përpiqet të votojë një ligj të ashtuquajtur anti shpifje, por që në realitet do të shërbente për të vendosur internetin nën kontrollin e qeverisë”, raporton gazetari i Rai 3

“Futja në Bashkimin Evropian, ku Shqipëria pretendon, nuk mund të vijë vetëm nëpërmjet marrëveshjeve me bazë ekonomike, por duhet rishikuar edhe respekti i të drejtave elementare duke filluar nga liria e medias, që u jep të drejtë qytetarëve të informohen”, thotë Sekretari i FNSI, Raffaele Lorusso.


Shtuar 31.01.2020 21:31