Humbën rrugën në Karaburun, shpëtohen 5 turistët e huaj

Pesë turistë në Gjirin e Karaburunit kishin humbur rrugën prej 6 orësh teksa kanë qenë duke eksploruar zonën. Ata kanë lëshuar sinjalin SOS orët e pasdites së sotme (5 korrik 2023).

Menjëherë policia dhe zjarrfikësit u nisën drejt zonës dhe kanë bërë të mundur gjetjen e turistëve, 2 gra dhe 3 burra.

Turistët me origjinë nga Ukraina dhe Bjellorusia kishin mbetur të bllokuar në malin e Karaburunit mbi zonën e Dukatit.

Ata kanë telefonuar emergjencat e shtetit grek për ndihmë. Ka qenë shteti grek qe ka njoftuar autoritetet shqiptare, të cilat kanë mbërritur në vendin ku ndodheshin turistët.

Ata ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore./Albeu.com


Shtuar 5.07.2023 20:55