Atentati mafioz në Krujë, flet i afërmi i Gentian Bejtjas: Autorët ishin në këmbë, qëlluan rreth 20 herë

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e ndodhur mesnatën e 4 korrikut në Krujë, ku i vdekur mbeti Ramazan Sino, kunati i Gentian Bejtjas dhe u plagosën dy fëmijet e mitur të këtij të fundit.

Burime për mediat bëjnë me dije se në deklaratën e dhënë një nga të afërmit e ish-policit Gentian Bejtja kanë bërë me dije se autorët ndodheshin në këmbë, pasi makinën e kishin parkuar në rrugë.

Ai tha se për shkak të errësirës nuk mundi të shihte fytyrat e tyre, por vetëm hijet. Sipas tij, pasi ka dëgjuar rreth 20 të shtëna arme, autorët janë larguar për disa metra dhe kanë qëlluar sërish në drejtim të banesës së Bejtjes për herë të dytë.

Lidhur me këtë ngjarje deri më tani janë shoqëruar 10 persona për tu marrë në pyetje./albeu.com/


Shtuar 5.07.2023 12:26