Mediet në Greqi raportojnë se kreu i opozitës, Aleksis Tipras ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë.
Sipas informacioneve, Aleksis Tsipras ka dorëzuar dorëheqjen përpara Zyrës Ekzekutive të partisë.
Të dielën e kaluar, Greqia mbajti zgjedhjet e dyta parlamentare brenda një muaji. Partia Demokracia e Re e Mitsotakisit fitoi 40.5 për qind të votave, pothuajse 23 për qind më shumë sesa partia e Tsipras, Syriza.
Partia e Tsiprasit, SYRIZA, ka humbur edhe më thellë sesa në zgjedhjet e kaluara, duke fituar rreth 18 për qind të votave.
/albeu.com/