I riu përplas me motor 11-vjeçaren në Vlorë, përfundojnë të dy në spital

Një aksident ka ndodhur në Vlorë mbrëmjen e sotme në lagjen “Hajro Çakërri”.

Një 22-vjeçar ka përplasur me motor një 11-vjeçare dhe si pasojë të dy kanë mbetur të plagosur.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 20:30, në lagjen “Hajro Çakërri”, në vendin e quajtur “Xhamia”, shtetasi H. B., 22 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Niponia”, ka aksidentuar një shtetase të mitur, rreth 11 vjeçe, si pasojë kanë ngelur të dëmtuar të dy këta shtetas, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 


Shtuar 26.06.2023 21:36