Përsëritje zgjedhjesh në Rrogozhinë, KQZ cakton datën

KQZ ka vendosur që përsëritja e zgjedhjeve për bashkinë e Rrogozhinës, do të mbahet më 23 korrik.

Kolegji Zgjedhor vendosi të ripërsërisë zgjedhjet në Rrogozhinë pas ankinimit të rezultatit nga ana e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Nga ana tjetër pritet që në ditët në vijim të caktohet një datë edhe për zgjedhjet në Bashkinë e Kukësit pas shpalljes së vakancës nga ana e qeverisë. Kukësi mbeti pa kryebashkiak, pas dorëheqjes së Safet Gjicit i cili u përfshi në një skandal seksual pas publikimit të një videoje nga zyra e tij.


Shtuar 23.06.2023 16:18