Këshilli Bashkiak i Kukësit ka zhvilluar mbledhjen e parë pas skandalit që ndodhi në ambientet e bashkisë me ish-kryetarin Safet Gjici.
Në fjalën e tij në mbledhje, kryetari i Këshillit të Bashkisë Albert Muja kërkoi ndjesë dhe tha se duhet të vijojë punën edhe pse kjo tashmë i përket së kaluarës.
I vemti këshilltar që kundërshtoi fjalën e Mujës ishte Fasli Gërmizi, i cili dënoi video-skandalin e Gjicit dhe kërkoi dorëheqjen e të gjithë këshilltarëve të përfshirë dhe kryetarit actual të Bashkisë së Kukësit.
Ndërkohë, në këtë mbledhje Granit Gjana u prezantua në detyrën e ushtrimit të funksionit të kryetarit të Bashkisë Kukës.
I pranishëm në mbledhje ka qenë edhe deputeti socialist dhe drejtuesi politik i PS për qarkun e Kukësit, Pandeli Majko.
Kujtojmë q ëish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, u përfshi në një skandal seksual në zyrat e Bashkisë, ku shfaqet me një vajzë të identifikuar si Alma K.
Pas aktit ata dëgjohen në video të bisedojnë edhe për një tender në lidhje me qentë e rrugës, teksa për rastin kanë nisur hetime.
Gjici dha dorëheqjen pas publikimit të videos.