E rëndë, 56-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht ndërsa po punonte në Greqi (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në kavalla të Greqisë, ku një 56-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ndërsa ka qenë duke punuar.

Mediat helene raportojnë se 56-vjeçari shqiptar Kristo Çepa, humbi jetën në zonën e Faliros në Kavalla, pasi një eskavator i vogël e zuri poshtë.

Sipas mediave pavarësisht se 56-vjeçari u dërgua menjëherë në spital nuk mundi të mbijetojë.

Për nxjerrjen e trupit të tij nga eskavatori u kërkua ndihma e forcave zjarrfikëse. Gjatë nxjerrjes së trupit të 56-vjeçarit u lëndua dhe një nga punonjësit e forcave zjarrfikës.


Shtuar 22.06.2023 17:20