PSG gati 180 milionë euro për super sulmuesin

Të gjithë emrat e mëdhenj në Evropë kanë vënë në shënjestër Victor Osimhen, sulmuesin e Napolit që udhëhoqi skuadrën drejt Scudettos së tyre të tretë. Bayern Munich, Chelsea, Manchester United dhe PSG janë klubet e gatshme për të luftuar për numrin 9 , me parisienët që kanë kryer tashmë një studim fillestar.

Campos, drejtori i PSG-së, e njeh mirë lojtarin që nga koha e tij te Lille, por sipas asaj që raporton le Parisien, kërkesa e Napolit ka frikësuar edhe klubin kampion të Ligue 1. Napoli kërkoi hiç më pak se 180 milionë euro për kartonin e lojtarit, një shifër që konsiderohet shumë e lartë.

Nëse transferimi do të realizohej përfundimisht në këto shifra, Osimhen do të bëhej blerja e dytë më e shtrenjtë ndonjëherë në historinë e klubit, pasi do arrinte Mbappé, ndërsa i pakalueshëm do të mbetej Neymar.


Shtuar 21.06.2023 20:48