Vijojnë kërkimet e dëshpëruara në zonën ku u zhduk anija turistike “Titan” me 5 persona në bord.
Por me kalimin e kohës po fillojnë të dalin në pah edhe skenaret “horror” për fatin e anijes.
Dr.David Gallo, një oqeanograf amerikan, i cili konsiderohet në mbarë botën si një autoritet për eksplorimin nënujor dhe mik i ngushtë i Paul-Henri Narzolet, operatori i “Titanit”, deklaroi se “ka shumë të ngjarë që anija të shpërthejë në copa brenda oqeanit.
Sipas Dr.Gallo, Gallo, meqenëse komunikimi i Titanit me anijen mbështetëse humbi 1 orë e 45 minuta pasi ai u zhyt drejt rrënojave të Titanikut në një thellësi prej rreth 3,800 metrash, “ndoshta ndodhi diçka e papritur , pasi do të duheshin rreth 2 orë për të arritur mbetjet e Titanikut. Ndodhi diçka e cila bëri që “Titani” të humbte komunikimin apo dhe fuqinë përpara se të arrinte në rrënoja.”
The US Coast Guard says “to date” search efforts to find the missing Titan vessel “have not yielded any results”
In an update, Captain Jamie Frederick, of the First Coast Guard District, described the “complex” search.
Latest: https://t.co/KOVjVYf7GV pic.twitter.com/QbSDWToOFh
— Sky News (@SkyNews) June 21, 2023
Roja Bregdetare e SHBA-së thotë se deri më sot përpjekjet e kërkimit për të gjetur anijen e zhdukur “Titan” nuk kanë dhënë asnjë rezultat.
Në një përditësim, kapiteni Jamie Frederick, i Distriktit të Parë të Rojës Bregdetare, e përshkroi kërkimin si kompleks.
“Dhe nga diçka e tillë, domethënë nga një thyerje në thellësi kaq të mëdha nuk ka kthim”, shtoi David Gallo.
Në të njëjtën kohë duke theksuar se edhe ai vetë është i shkatërruar, por si shkencëtar duhet të nxjerrë në pah interpretimin më të mundshëm të të dhënave të deritanishme.
“Fatkeqësisht, shkatërrimi i Titanit nga një lloj dështimi material mund të jetë vetëm skenari nr.1 tani. Personalisht, nuk di ndonjë mënyrë tjetër në të cilën nëndetësja mund të ishte zhdukur kaq shpejt.”
Megjithatë, edhe nëse skenari i Gallo nuk është i saktë dhe 5 personat që ndodheshin në bordin e “Titan” janë gjallë duhet të merren parasysh dy fakte; së pari, oksigjeni i disponueshëm brenda kapsulës nuk është i pakufizuar. Përkundrazi, llogaritet se pasagjerët tani kanë afërsisht një rezervë të mjaftueshme për rreth 30 orë. Dhe kjo me kushtin që ekuipazhi prej pesë anëtarësh të misionit të ruanin gjakftohtësinë dhe të mos kishin panik, duke rritur kështu konsumin e oksigjenit. Elementi i dytë kritik është se “Titan” është i mbyllur nga jashtë me një seri bulonash (vida) të mëdha.
Prandaj, edhe nëse noton i humbur në sipërfaqe, zbulimi i tij është urgjent, pikërisht për shkak të natyrës së tij si një mjet i projektuar posaçërisht për të përballuar presionet kolosale të detit, në një thellësi prej kilometrash.
Nuk ka certifikata
Megjithatë, sipas raportimeve në New York Times, po shprehen dyshime se sa me kujdes janë ndjekur standardet e sigurisë në Titan. Duhet theksuar se ndryshe nga varkat e tjera të këtij lloji që i nënshtrohen kontrolleve të rrepta dhe procedurave të certifikimit, Titan nuk disponon asnjë lloj certifikate, pasi është tepër inovativ. Ndërtimi i saj ndryshon nga ai i çdo anijeje tjetër në det të thellë, madje edhe nga të tjerat që përbëjnë flotën e kompanisë zotëruese, OceanGate.
Është karakteristike që ekspertë, si biologu i oqeanit Bruce Robinson dhe Alfred S. McLaren, një oficer i pensionuar i nëndetëseve të Marinës amerikane, deklarojnë se “Mungesa e certifikimit justifikon të supozohet se ka pasur gabime të qëllimshme në pajtueshmërinë me sigurinë për Titan.” Personalisht, unë nuk do të zhytesha me një varkë të tillë në një milion vjet,” vuri në dukje McLaren.
Me rastin e çështjes Titan, në sipërfaqen e lajmeve ndërkombëtare u shfaq një boshllëk në rregulloret ndërkombëtare, të cilat në thelb zbatohen për nëndetëset e vogla private. Dhe kjo për shkak se pothuajse çdo njëri prej tyre është i ndryshëm, në kuptimin që, në një masë të madhe, ato janë bërë vetë, për sa i përket materialeve dhe metodave të përdorura për prodhimin e tyre./Albeu.com/