“A ke sinjal?”, Artan Hoxha tregon se çfarë i kërkojnë ministrat në bisedat me ta

Gazetari investigativ Artan Hoxha, duke komentuar seksskandalin e ndodhur në Bashkinë e Kukësit, ka treguar disa detaje në lidhje me atë se çfarë i këkrojnë  inistrat kur bisedon në telefon.

Hoxha tha se rasti i Gjicit nuk është i izoluar, janë të shumtë zyrtarët që abuzojnë me detyrën.

Ndërsa theksoi se janë të shumtë zyrtarët e lartë të cilët këkrojnë mbrojtje, që mos ju dalin përgjimet publikisht.

Ai tha se gjatë bisedës që bën me ministrat ata shpesh e pyesin se: “A ka sinjal?”, duke shtuar kjo është një nga mënyrat e kriptuara për të mos lejuar përgjimet telefonike.

Pjesë nga biseda:

Hoxha: Sa herë flas me një ministër pyetja e arë që më bëjnë është, a ke sinjal?

Rakipi: Çfarë është kjo?

Hoxha: Kjo është një mënyrë komunikimi e kriptuar që mos lejojë përgjimin. Pse bëhet kjo gjë, për të fshehur të vërtetën.


Shtuar 19.06.2023 21:48