Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se heqja e orës policore do të jetë një vendim i marrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
“Mos harrojmë që fakti që jem i në këtë situatë i dedikohet vaksinimit por edhe masave që kemi marrë. Shqipëria është një vend, i cili edhe sot që flasim por edhe më parë është një vend që nuk ka patur mbyllje totale. Por ka pasur masa pjesore. Kjo na ka sjellë që të kemi edhe një efekt shumë të mirë të masave, ku kemi 1800 raste aktive. Jemi në një moment kur kemi nr më të ulët të rasteve aktive gjatë këtyre muajve.
Por, kjo nuk do të thotë që ne të çlirohemi, sepse pandemia nuk ka ikur, virusi është këtu.
Masa për orën policore, për mbylljen e lokaleve të natës kanë sjellë një ulje graduale të infektimeve. Edhe mbajtja e maskave dhe distanca vijojnë të jenë mjetet dhe armët me kosto të ulët që vijojnë të jenë thelbësore në vijimin e kufizimit.
Komiteti bën mbledhje gati të përditshme dhe vendimet i merr kur situata është e qëndrueshme. Sa kohë që komiteti nuk ka patur një vendimmarrje do të thotë që ende nuk kemi një vendimmarrje në këto moment.
Kjo është një vendimmarrje që do ti takojë Komitetit, por duke u nisur edhe nga vendet fqinjë, mos harrojmë që Evropa tani është hapur. Le të besojmë te komiteti ynë për masat që do të marrë, por ajo që thonë të gjithë ekspertët dhe OBSH është që duhet të jemi shumë të kujdesshëm në lirimin e menjëhershëm të masave. Edhe pse jemi në prag të sezonit turistik, sot në krahasim me shumë vende të tjera Shqipëria ka tregues të përmirësuar. Por kujdesi duhet të vazhdojë”, tha Manastirliu në News 24.