Mbyllja e Bundesligës, këto janë 4 skuadrat që siguruan një vend në Champions (FOTO LAJM)

Ka përfunduar sezoni ne Bundesliga. Bayern Munchen u shpall kampion ku mposhti Ausburgun me rezutlat 5-2.

Ndërsa Borussia Dortmund arriti një fitore të rëndësishme ndaj Bayer Leverkusenit për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve.

RB Leipzig u mposht nga Union Berlin, por megjithatë skuadra nga Gjermania lindore mban pozitën e dytë dhe kualifikohet për në garën prestigjoze.

Ndërsa në vendin e katërt, Wolfsburgu ka siguruar një biletë për Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm. Ata në fakt u mposhtën nga Mainz, por arritën të kualifikoheshin me 61 pikë, një pikë më shumë se Frankfurti, skuadër e cila ka qenë në formë jetësore këtë sezon.

Këto janë katër skuadrat që kanë siguruar kualifikimin për në Ligën e Kampionëve.


Shtuar 22.05.2021 18:12