Robert Lewandowski ka arritur të thyejë një rekord historik.
Rekordi i maksimumit të golave në Bundesligë mbahej nga Gerd Muller, sulmuesit legjendar “Bavarez” i cili kishte arritur kuotën e 40 golave në sezonin 1971/1972.
Tani, Robert Lewandowski e ka thyee rekordin e Muller, duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të Bundesligës
Lewandowski ka shënuar 41 gola dhe shtatë asitime në këtë sezon duke e thyer rekordin e Muller i cili shënoi poashtu 40 gola në sezonin 1971-1972.
Polaku nuk arriti të shënojë gol në shansin e tij të fundit, ndeshjen ndaj Ausburgut, por kur u duk se rekordi nuk do të thyhej, ai shënoi gol në min 90′.
Tani rekordi për golashënuesin më të mirë të Bundesligës në një sezon e mban Robert Lewandowski me 41 gola.