Pas prezantimit të raportit të Departamentit të Administratës Publike nga ana e ministers Milva Ekonomi, deputeti demokrat Flamur Noka tha se 75 mijë nënpunës publikë e kanë shkarkuar aplikacionin ‘Aktivisti’ nën presion nga ana e drejtorëve dhe ministrave.
Ai tha se aplikacioni ‘aktivisti’ është krijuar për krijimin e një rrjeti propaganda dhe se ‘shkrin’ në një militantin e partisë dhe punonjësin e shtetit.
“Nëpunësi civil i shtetit shqiptar me ‘Rilindjen’ është shndërruar në një militant”, tha ai.
Noka: Bëhuni një herë kryetare. Qesh ti Taulant, kur të rinohesh do flasim për të rinjtë, por ti je i dalë jashtë mode dhe nuk flet dot për të rinjtë. Dëgjova zonjën që foli për DAP-in, trajnimet, kurse, shpenzime. Në Shqipëri moj zonjë koncepti dhe termi administratë publike, qëkur ka shkelur kjo farë e keqe e Rilindjes në pushtet është term i pushkatuar. Ti vetëm je keqpërdorur për afera dhe çdo gjë, asnjë sekondë nuk i ke shërbyer shtetit dhe ligjeve të këtij vendi. Mos hajdeni këtu dhe t’i tregoni këto dokrra shqiptarëve. E dini shumë mirë që aplikacioni i Aktivistit që ju…kemi mijëra raste që administrate është kërcënuar për të plotsuar aplikacionin kriminal “Aktivisti”. Ju nuk keni fytyrë, dilni pa turp fare dhe thoni e zeza është e bardhë dhe mundoheni që t’ia mbushni mendjen edhe shqiptarëve. Sultan Surreli ju thotë dhe ju yxhym përpara, s’ka as ligj, as skuqeni, as zverdheni.
Kuvendi është mbledhur ditën e sotme. Në rendin e ditës është parashikuar që të paraqite Raporti vjetor i inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2022, si edhe Raporti vjetor i Departamentit te Administratës Publike për vitin 2022 dhe i Autoritetit të Konkurrencës.
/Albeu.com/.