Rrëmbimi i tre policëve në Kosovë, Basha: Akt i ulët provokativ që synon destabilizim

Ish-kreu demokrat, Lulzim Basha ka reaguar për situatën e fundit të krijuar në Veri të Kosovës.

Tre efektivë policie u rrëmbeyn nga forcat speciale serbe të njësisë “Kobra”.

Sipas Bashës, rrëmbimi i tyre është një akt i ulët provokativ që synon destabilizim.

Integriteti dhe sovraniteti territorial i Kosovës është i paprekshëm, i garantuar nga faktori ndërkombëtar dhe akte të tilla janë thjesht dhe vetëm tentativa për përshkallëzim të tensioneve, thekson Basha.

Postimi i plotë:

Rrëmbimi i tre policëve të Kosovës ?? sot nga forcat speciale të Serbisë është një akt i ulët provokativ që synon destabilizim.
Integriteti dhe sovraniteti territorial i Kosovës është i paprekshëm, i garantuar nga faktori ndërkombëtar dhe akte të tilla janë thjesht dhe vetëm tentativa për përshkallëzim të tensioneve.
Aleksandër Vuçiç duhet t’i ndalojë menjëherë provokimet dhe të urdhërojë lirimin e punonjësve të Policisë së Kosovës!
Kosova dhe Serbia duhet pa humbur kohë të ulen në tavolinën e bisedimeve dhe së bashku me partnerët tanë SHBA ?? dhe BE ?? të gjejnë zgjidhje për situatën e krijuar dhe për t’i dhënë fund më njohje reciproke mosmarrëveshjeve që po prodhojnë vazhdimisht tensione.
Vetëm në këtë mënyrë do të ruhet paqja dhe stabiliteti rajonal dhe të dy vendet do të fokusohen drejt zhvillimit dhe mirqenies së qytetarëve.


Shtuar 14.06.2023 22:52