Poicia e Vlorës reagon në lidhje me velierën e gjetur përballë Siçilisë, e cila më pas u dërgua në Sarandë.
Mjeti lundrues është gjetur i braktisur në mes të detit, nga anija shqiptare “Rozafa 23”, e cila ishte duke peshkuar. Uniformat blu bëjnë me dije se veliera me mbishkrimin “Bavaria” është gjetur më datë 10.06.2023, rreth 51 milje larg ishullit të Siçilisë, Itali, nga anija e peshkimit “Rozafa 23”, ekuipazhi i së cilës ishte duke peshkuar në atë hapësirë detare.
Nga kapiteni i anijes së peshkimit në momentin e konstatimit nga ana e tyre, është njoftuar Kapiteneria e Siçilisë dhe Delta Force e Policisë Italiane, të cilët kanë kryer kontrollin fizik, gjatë të cilit nuk kanë konstatuar sende të kundraligjshme si dhe kanë kryer verifikimet e tjera përkatëse dhe në bazë të së drejtës ndërkombëtare të detit, ja kanë dhënë velieren kapitenit të anijes Rozafa.
Aktualisht mjeti lundrues tip veliere është sekuestruar dhe qëndron e bllokuar në port, pasi do të verifikohet nga Kapiteneria Sarandë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Policinë Kufitare Sarandë.
/albeu.com/