“Shqipëria nuk është UFO”, Rama: Me Kosovën kemi marrëdhënie vëllazërie, por mendojmë si aleatët

Kryeministri Edi Rama ka thënë në konferencën e tij për mediat se Shqipëria nuk mund të ndërrojë kursin euroatlantik për Kosovën.

Rama tha se Shqipëria nuk vepron e izoluar, teksa theksoi se marrëdhënia me Kosovën është vëllazërore.

Ndër të tjera, ai vuri në dukje edhe mbështetjen që i ka dhënë Albin Kurtit.

“Shqipëria nuk është një ufo, nuk operon e izoluar dhe marrëdhënia e Shqipërisë me Kosovën është një marrëdhënie vëllazërie, por jemi një shtet pjese e pandashme euroatlantike, pjesëtare e NATO-s dhe nuk ka shans të zhvendoset nga boshti i tyre. Ne mendojmë 100 përqind njësoj si aleatët tanë në këtë rast.

Kur disa prej partnerëve i thoshin Albinit dhe autoriteteve të Kosovës mos i mbani zgjedhjet në veri, unë isha 100 përqind me Albinin që duheshin mbajtur sepse bojkoti i serbëve nuk mund të fitonte statusin e instrumentit fatal për Kosovën”, tha Rama.

 


Shtuar 13.06.2023 20:23