Tensionet në veri, jo vetëm policët e Kosovës, protestuesit sulmojnë edhe krerët e Listës Serbe (VIDEO)

Serbët janë mbledhur serish në veri të Kosovës sot për të protestuar kundër arrestimit të Milun Milenkoviç, një prej organizatorëve të protestave të mëparshme ku u regjistruan edhe përplasje mes protestuesve dhe trupave të KFOR.

Protestuesit kanë sulmuar sot veturat e policisë së Kosovës dhe efektivët, ndërsa gjatë tensionimit të situatës raportohet për tre policë të dëmtuar.


Duket se zemërimit të qytetarëve serbë nuk i kanë shpëtuar as krerët e Listës Serbe. mediat e Kosovës raportojnë se protestuesit serbë kanë sulmuar kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiç dhe nënkryetarin e kësaj partie, Igor Simiç.

Pre e sulmeve të tyre kanë qenë edhe ekipet e mediave, ku Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës raporton se janë lënduar një kameraman dhe një gazetar.

Protestuesit serbë dëgjohen duke brohoritur kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe duke e fyer atë.


Shtuar 13.06.2023 16:37