I vodhi fqinjit grek 35 mijë euro, 22-vjeçari shqiptar blen makinë dhe luan bixhoz, një pjesë “i varros” në pyll

Policia greke ka arrestuar një 22-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet se i ka vjedhur 35 mijë euro fqinjit të tij në Oropos.

22-vjeçari ka hyrë në shtëpi nga dera e ballkonit dhe ka gjetur valixhen ku ishin paratë.

Më pas, shqiptari shkoi në një pyll dhe “i varroisi” eurot.

Sipas medieve greke, një pjesë të parave i kishte mbajtur. Ai kishte blerë një makinë 7000 euro, kishte bërë disa blerje të tjera të vogla, ndërsa një shumë të konsiderueshme e ksihte shpenzuar në bixhoz.

Në të njëjtën kohë, ai ka depozituar një shumë në bankë.

Megjithatë, kamerat e sigurisë “e kapën në flagrancë”, dhe oficerët e departamentit të sigurisë Oropou e arrestuan dhe më pas e çuan në vendin ku kishte varrosur paratë dhe e detyruan t’i gërmonte.

Nga shuma e vjedhur, raportohet se kanë mbetur rreth 23.000 – 24.000 euro./albeu.com/


Shtuar 12.06.2023 12:40