Partizani humbi 0-1 me Vllazninë dje në “Air Albania”.
Demat e Ilir Dajës nuk kanë më asgjë në dorën e tyre për titullin kampion, teksa javën e fundit të Superligës luajnë në transfertë me Bylis. Kryesuesit e Teutës dhe Vllaznisë luajnë në shtëpi, respektivisht me Apoloninë dhe Laçin.
Pa dyshim që vëmendjen më të madhe e mori arbitri Enea Jorgji i cili me vendimin për të akorduar penallti u bë objekt i shumë sulmeve nga ekipi kryeqytetas. Tifozët e pranishëm në stadium janë konfliktuar në mënyrë verbale me njëri-tjetrin, teksa nuk kanë munguar sharjet dhe kërcënimet pas golit të Markut.