Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në unazën e Bilishtit, ku se automjeti tip ‘Benz’ me drejtues 29-vjeçarin E.Sh., është përplasur me motomjetin tip “Dayang” që drejtohej nga 25-vjeçari R.K.
Ky i fundit ka mbetur i plagosur nga aksidenti dhe është dërguar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmën mjekësore.
NJOFTIMI
Devoll/Informacion paraprak
Më datë 10.06.2023, rreth orës 20:50, në unazën e qytetit të Bilishtit, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. Sh., rreth 29 vjeç, është përplasur me motomjetin tip “Dayang”, me drejtues shtetasin R. K., 25 vjeç, i cili për pasojë ka marrë dëmtime dhe u transportua për mjekim në spitalin e Korçës.
Drejtuesi i automjetit E. Sh., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.