Mbyllet pjesa e parë mes Inter dhe City, pak emocion në Stamboll, anglezët humbasin De Bruyne

Është mbyllur pjesa e parë e finales së Champions League mes Manchester City dhe Inter.

45 minuta janë mbyllur pa shumë raste nga të dyja skuadrat, të cilat kanë dhuruar pak emocione deri në këto momente.

I vetmi rast ishte ai për anglezët, kur një goditje e Haaland u prit nga portieri Onana.

Ndërkohë,  Guardiola është detyruar të bëjë një zëvendësim të detyruar, pasi Kevin de Bruyne la lojën i dëmtuar. Vendin e tij në fushë e zuri Phil Foden.

Formacionet:

Manchester City: Ederson, Ake, Dias, Akanji, Stones, Rodri, Silva, De Bruyne (Foden), Gundogan, Grealish, Haaland

Inter: Onana, Darmian, Acerbi, Bastoni, Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Dimarco, Dzeko, Lautaro Martinez

 


Shtuar 10.06.2023 21:48