Nuk plotësonin kushtet për të qendruar në Britani, riatdhesohen 50 qytetarë, policia: Do t’i vëmë para përgjegjësisë

Në kuadër të marrëveshjes së ripranimit mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, janë riatdhesuar 50 qytetarë shqiptarë të cilët nuk plotësonin kushtet për qendrim në Angli.

Sipas informacioneve theksohet se policia shqiptare në bashkëpunim me palën britanike, në kuadër të Task Forcës së përbashkët, ka marrë masa për verifikimet e nevojshme dhe për vënien përpara përgjegjësisë të shtetasve që nuk kanë respektuar detyrimet.

Policia e Shtetit është e vendosur për të bashkëpunuar me parterët për të parandaluar dhe ndëshkuar kalimin e paligjshëm të kufijve dhe apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që të zbatojnë legjislacionin në fuqi për rregullat e lëvizjes në BE dhe më gjerë.


Shtuar 9.06.2023 16:47