Donald Grymshi, 24 vjeç mbeti i plagosur me armë zjarri mesnatën e 27 maj në Kuçovë.
Ai u transportua në gjenjde të rëndë në spitalin rajonal të Beratit ku mori ndihmën e parë dhe më pas u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.
Mësohet se i riu po Lufton me vdekjen në spital, ndërsa familjarët e tij bëjnë apel për ndihmë. Grymshi ka nevojë për transplant veshke.
I riu nga Tirana, Donald Grymshi u plagos dy javë më parë në lagjen “1 Maji” në Kuçovë pas një konflikti të çastit me 4 persona, Ledio Serdari, Albion Thoma, Vasil Prendi dhe Arben Tabaku.
Burime për mediet bëjnë me dije se 24-vjeçari tani ndodhet në Turqi. Mbrëmjen e 27 majit ai mori dy plumba kallashnikovi, një në shpatull dhe një në kofshë. Ky i fundit mësohet se i ka prekur aortën kryesore dhe veshkat. Sipas familjarëve, i riu ka humbur njërën nga këmbët, ndërkohë që ka nevojë emergjente pët transplant veshke.
Ka qënë babai i tij Arben Grymshi, ai që u ka bërë apel për ndihmë qytetarëve në rrjetet sociale, për të shpëtuar jetën e djalit. E ndërsa 24-vjeçari i plagosur Donald Gryshmi është duke luftuar me vdekjen në spital, asnjë prej autorëve të plagosjes së tij nuk ka rënë ende në pragat e policisë.
Burimet policore nuk kanë ende të qartë shkaqet e sherrit mes të rinjve, që supozohet se mund të ketë nisur për një vajzë./Albeu.com/