Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako i arrestuar ditën e martë (6 qershor) me urdhër të SAPK u la dje (8 qershor) në burg nga GJKKO.
Dako akuzohet për shpërdorim detyre.
Pas vendimit të GJKKO, Dako u dërgua në paraburgimin e Durrësit ku do të qëndrojë deri në përfudnim të hetimeve.
Mësohet se ish-kryebashkiaku durrsak do të jetë në një qeli me Alqi Bllakon.
Ish-deputeti Alqi Bllako akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion në aferën e inceneratorit të Fierit.
Alqi Bllako u vetëdorëzua në polici më 1 prill 2022, pasi Gjykata e Posaçme caktoi më parë masën e “arrestit me burg” pas hetimit për kontratën koncesionare të Fierit me një vlerë të përllogaritur në 28 milionë euro.
SPAK e akuzon Bllakon se ka marrë përfitime të paligjshme nga kompanitë koncensionare të ndërtimit të inceneratorëve, ndërsa ka favorizuar këto kompani gjatë kohës që ushtronte detyrat shtetërore si sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas në funksionin e “Autoritetit Kontraktues”, si drejtor i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve.
Së bashku me Bllakon, SPAK ka ngritur akuza edhe ndaj 9 zyrtarëve të tjerë të lidhur me procedurat e koncesionit për inceneratorin e Fierit, përfshi edhe ish-Ministrin e Mjedisit, Lefter Koka i cili gjendet në burg që prej dhjetorit 2021./Albeu.com/