Gjykata e la në qeli, Vangjush Dako dërgohet në paraburgimin e Durrësit

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është dërguar në paraburgimin e këtij qyteti.

Gjykata e Posaçme la sot në burg Dakon, i cili akuzohet se ka shkelur detyrën për një pallat 11 katësh, që ka ndërtuar shtesë pa leje si dhe për një tender për rërën në plazhin e Currilave.

Ndërsa ndaj tij zyrtarisht rëndojnë akuzat për ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Falsifikim dokumentesh’.

Përmes avokatiti, i cili e quajti masën të padrejtë, Dako kishte kërkuar lirimin, por kjo nuk u pranua nga gjykata.


Shtuar 8.06.2023 20:56