Të emëruar nga ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako të përllogarisnin kostot për të bërë projektin e zbatimit të një shëtitoreje bregdetare nga zona e Bërrylit deri në Currila, 3 anëtarët e komisionit të vlerësimit u mblodhën me 11 shtator 2013 në qytetin bregdetar.
Projekti i zbatimit të shëtitores, i pagëzuar për të tingëlluar me gjasë më tërheqës si “Promenada Bregdetare dhe Plazhi publik nga Bërryli deri në Currila”, do bëhej për një sipërfaqe prej 2.04 hektarë.
Të lidhura
None found
Procesverbalet e mbajtura në mbledhje kanë të shënuar se komisioni mori për krahasim dy projekte të ngjashme. I pari e nxirrte vlerën e shëtitores në total 180.8 milionë lekë; ndersa i dyti, i cili i referohej punimeve të ngjashme në “Bulevardin Dyrrah”, kapte vlerën 337 milionë lekë.
Deri në këtë pikë llogaritë kanë funksionuar. Por kur grupit i duhej të përcaktonte vlerën e “projektit të zbatimit” që i takon të ishte sa 1.2 për qind e shumës totale të punimeve, Prokuroria e Posaçme thotë në fund të shifrave gjatë llogaritjes së për qindjes u shtua një zero. Kostoja e punës u rrit 10 herë.
“Vlera e tarifës së projektimit del 2,2 milionë lekë dhe jo 22 milionë lekë, pra është llogaritur më tepër”, shkruan SPAK në vendimin e Gjykatës së Posaçme që caktoi masën e sigurimit për ish-kryebashkiakun Dako dhe 3 anëtarët e komisionit.
Dako dhe Qehajaj, u ngarkuan me një akuzë të dytë për shpërdorim detyre, në një aferë që përfshin dheniën e një leje ndërtimi të parregullt, që siç shprehet gjykata në masën e sigurimit, solli për pasojë “rrezikimin e jetës së banorëve” të një pallati 11 katësh në Durrës gjatë tërmetit të 26 nëntorit 2019.
SPAK shkruan se shkelja në këtë rast ishte e dukshme edhe nga pamjet në satelitore të aplikacionit ‘Google Earth’.
Lexo lajmin e plotë
