Don Xhonit “nuk i ndahet shpirti” nga modelja ruse, e merr me fustan nusërie (VIDEO)

Artisti i njohur nga Kosova, Don Xhoni ka paralajmëruar një projektin të ri muzikor.

“Ike” mban titullin kënga e re, për të cilën tashmë ai ka ndarë me ndjekësit një insert të shkurtër nga videoklipi.

Protagoniste në klip është edhe ish-e dashura e tij me origjinë ruse, Ariana Lirey. Dyshja, të cilët bënë bujë të madhe për ndarjen e tyre, duket se kanë bashkuar forcat këtë herë në një projekt.

Ende nuk dihet nëse ata janë rikthyer bashkë, apo po bashkëpunojnë vetëm për klipin.

“Ike është vepër e jo hajgare. Tregu ynë ka pas nevojë për këtë këngë kështu që pritni këtë javë bombën”, ka shkruar reperi në një postim në InstaStory.

Në një pjesë të videos, Ariana shihet e veshur me fustan nusërie.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DON XHONI (@don_xhoni)


Shtuar 6.06.2023 15:59