Masat e ministrisë për provimet e maturës dështuan edhe këtë vit, Kushi: Publikim i tezës nuk e cënon procesin

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka komentuar publikimit e tezës së provimit të anglishtes.

Kushi tha se pavarësisht publikimit të tezës, procesi nuk është cenuar. Më datë 1 qershor u zhvillua provimi i parë i Maturës Shtetërore 2023.

Rreth 30 mijë maturantë në të gjithë vendin iu nënshtuan provimit të parë për gjuhën e huaj. Por masat stritkte nga ministria e Arsimit për të parandaluar daljen e tezës para kohe në rrjetet sociale dhe kopjimin dështuan edhe këtë vit.

Vetëm 30 minuta pasi maturantët u fu tënfutur në sallat e provimeve, teza e gjuhës së huaj është publikuar në rrjetet sociale.

Kujtojmë se provimi i dytë për maturantët do të jetë ai i gjuhës shqipe dhe letërsisë më 7 qershor dhe provimi i matematikës më 13 qershor.
Lënda me zgjedhje është dhe provimi i fundit, i cili do zhvillohet më datë 19 qershor./albeu.com/


Shtuar 6.06.2023 12:13