Hidhet në erë me eksploziv bankomati në Shkup

Një bankomat i një banke private është hedhur në erë me eksploziv në lagjen Butel të Shkupit në Maqedoninë e Veriut mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hristijan Todorovski-Karposh”, ndërsa për momentin nuk raportohet për të lënduar, raporton alsat.mk.

Sipas dëshmitarëve okularë, policia ndodhet në terren dhe aktualisht po kryen kontrollin në vendin e ngjarjes.

Bankomati në të cilën ishte vendosur eksplozivi ishte e Bankës NLB./albeu.com/


Shtuar 6.06.2023 10:52