Gazment Bardhi mbledh grupin e PD, diskutohet drejtimi i partisë

Gazment Bardhi ka mbledhur sot  deputetët e PD-së në kryesinë e Kuvendit.

Pritet që sot të nisin diskutimet për kreun e partisë demokratike, kryetar ose kolegjial. Të pranishëm janë 16 deputetë, ndërkohë që mungojnë Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Kreshnik Çollaku, Flutura Açka dhe Merita Bakiu.

Deputetët e pranishëm

Arbi Agalliu

Xhelal Mziu

Qani Xhafa

Dhurata Cupi

Helidon Bushati

Ferdinand Xhaferri

Bledjon Nallbati

Zheni Gjergji

Lefter Geshtenja

Saimir Korreshi

Andia Ulliri

Ramadan Likaj

Gazment Bardhi

Flamur Hoxha

Dash Sula

Ori nebiaj

Mungojnë për shkak të një vizite në Maqedoni

Jorida Tabaku

Kreshnik Çollaku

Flutura Açka

Mungon për shkak se i është bashkuar protestës në Borizanë

Merita Bakiu

Kujtojmë se vetëm pak ditë pas humbjes në zgjedhjet e 14 majit, Enkelejd Alibeaj dha dorëheqjen nga drejtimi i PD-së dhe pozicioni i kreut të grupit parlamentar.

Pas dorëheqjes së tij, Alibeaj tha se partia duhet të riorganizohet për t’u ndarë nga Sali Berisha dhe për të ndërtuar aleancë me potencial për zgjedhjet e vitit 2025.

Si rrjedhojë, Gazment Bardhi u zgjodh kryetar i grupit parlamentar pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeaj.

Sakaq largimi Alibeajt ka sjellë në dritë skenarin për rikthimin e Lulzim Bashës. Burime bëjnë me dije se Lulzim Basha do të zhvillojë sot një takim me të rinjtë e FRPD-së në një hotel në Tiranë.

Ia vlen të theksojmë se Lulzim Basha nuk ka folur publikisht për një rikthim në PD. Mbetet për tu parë se si do procedohet me liderin e PD-së zyrtare.

 /albeu.com/ 


Shtuar 5.06.2023 13:04